Shqipëria e pathyeshme për Uellsin
Shqipëria ka arritur ta ndalë me barazim pa gola Uellsin në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Cardiff. Kuqezinjtë arritën të mbesin të pathyeshëm përballë uellsianëve.Në pjesën e parë Manaj pati mundësi të artë, por e shpërdoroi atë. Në të dytën, Uellsi e mori dominimin total të ndeshjes duke rrezikuar vazhdimisht, por mbrojtja kuqezi nuk arriti të thyhej.Kjo ndeshje i ndihmon Uellsit për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor, ndërkohë Shqipëria tani e luan ndeshjen tjetër miqësore me Republikën e Çekisë.