Në Qendrën Artizanale në Prizren sot, u certifikuan 216 gra
Në Qendrën Artizanale në Prizren sot , pari solemnitetin e ndarjes së certifikatave për gratë të cilat e kanë përfunduar kursin në disa drejtime si punime dorë në gravurë pastaj punime në dru e kështu me radhë. Në këtë solemnitet ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Liman Kazaz Ministri Fikrim Damka , nga Tika Cihad Dinçer, Konsulli i ambasadës turke në Prizren Serdan Yazden , Nga qendra ‘’Jonus Emra’’ku me këtë rast edhe ndanë certifikimin e pjesëmarrësve të kurseve artizanale të mbajtura në pesë fusha të ndryshme, veshje, pajisje shtëpiake, djegie në dru, reliev në letër u certifikuan dhe qëndisje të kordeleve në gjergjef .Me këtë rast të pranishmit i ka përshëndetur drejtoresha Sevil Kazaz. Duke uruar suksese për gratë që sot po certifikohen, Kurse kryetari i komunës Mytaher Haskuka uroi të gjithë këto gra dhe tha se nga hapja e kësaj Qendre janë certifikuar 330 gra, Kurse sot u certifikuan 216 gra. Edhe të pranishmit të tjerë sot uruan këto zonja e zonjusha me rastin e certifikimit duke uruar që ato të kanë shumë suksese. Derisa njëra nga gratë e certifikuar Shpresa Makasqi tha se kjo çertifikatë është një bazë e së ardhmes për një mundësi të një sigurimi të një page, Por, ne kemi problem se prodhimet tona nuk kemi ku ti sheshin tha ajo. Myzafere Jëlliqi gjithashtu pati një ankesë në këtë drejtim ,sepse të gjithë punimet tona na lejohet ti shesin më shesh por bartja e tyre na kushton dhe na pengon punën tonë thanë ajo.
Sot këto gra thanë tashme ky certifikim besojmë se do të na ndihmojë të gjithave që të kemi një mundësi që të krijojmë një mundësi të ardhurash për familjet tona,/Rtv- BESA/