E diela poetike me poetin;Maxhun Osmanaj
Vapë
______________
Po iki nga kjo vapë
por prapë po bie n’vapë…
sa herë po mbytem n’gjolin e kujtimeve
koha ngushëllon fate në mënyrën e vet
sot, s’po të shkruaj as s’po të kujtoj
më mirë pak ditë
ta harrojmë njëri-tjetrin
fluturo si zog shtegtar kah të shohin sytë
kjo fare s’çon peshë
në do, edhe më harro
kam vetëm heshtjen mikeshë
bjeshkën e qetësisë, më beso
dikund udhëkryqeve të jetës, të pres
mos më tejkalo,, më tako… verë 2021