Masat e reja antiCOVID, vendimi për hetim rreth importimit të bllokave nga Serbia dhe deklarata e Haxhiut për KGJK-në dhe KPK-në – top lajmet e javës
Javën që po lëmë pas Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja antiCOVID-19 pas rritjes së rasteve me coronavirus. Këto masa kufizuese do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht.Po javën që po lëmë pas ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se ka hapur rrugë që të bëhet hetim zyrtarë në lidhje me importimin e bllokave nga Serbia në Kosovë.Po ashtu, të mërkurën një deklaratë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se nuk mund t’i mbështesë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial nëse i mbyllin sytë para skandaleve, ka nxitur reagimin e KGJK-së dhe KPK-së.
Masat e reja antiCOVID Aktualisht në vend numri i rasteve aktive me coronavirus është 5,493, ndërsa javën që po lëmë Qeveria e Kosovës njoftoi për masat e reja kufizuese.Me këto masa të reja, rikthehen maskat, hyrja në dasma vetëm me dëshmi për vaksinim ose testin COVID-19. Masat kufizuese kundër COVID-19, do të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht dhe do të vlejnë deri më 10 shtator.Nuk është përjashtuar mundësia që gjatë kësaj kohe të ketë edhe masa të tjera, transmeton Telegrafi.“Qeveria vendosi masa të reja, ashtu siç kemi paralajmëruar më parë për shkak se varianti Delta ka qenë dominues në shtetet evropiane, përfshirja e këtij virusi në vendin tonë ka qenë e pashmangshme, dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët. Në mesin e masave të ndërmarra sot veçojmë:Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar coronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, një nga dëshmitë cekura më lartë duhet të kenë bizneset që janë në kontakt me klientët. Pas vendimit, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet. Kjo është obligative”, u tha në konferencën për media të Qeverisë.