Aksidentalisht humbën jetën ;Shpend Batusha dhe Agon Shehu, nga Krusha e vogël konfirmon zëdhënësi Osmanollaj
Aksidentalisht mbrëmë kanë humbur jetën dy të rinj nga Krusha e vogël komuna e Prizrenit Shpend Batusha dhe Agron Shehu, konfirmon zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Shaban Osmanollaj, Ai tha se mbrëmë rreth orës 23:40, kanë pësuar një aksident të rëndë të dy të rinj nga Krusha e vogël dhe si pasojë më vonë ata kanë nderuar jetë .njëri, 22 dhe tjetri 23-vjeçar, në një aksident trafiku mes dy veturave, në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren – Gjakovë. Nga ky aksident lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Sipas Policisë, deri të aksidenti dyshohet ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së veturës nga i riu,që sot të kryhet varrimi i tre në Krushë të vogël. Vdekja e këtyre dy të rinjve ka shqetësuar tërë Përdrininë, Kurse veprimtari Lerat Batusha me këtë rast ka shkruar. ‘’Shpendi nuk arriti ti mbijetojë aksidentit dhe tashmë nuk është me ne….’’ Kjo vdekje në Krushë të vogël që është njëri nga fshatra që më së shumti ka pasur viktima nga lufta është dhembje e shtuar//qendrapress.com/