SHBA do të mbulojë financiarisht strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë

0

                                     Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur një takim virtual me Nën Sekretaren e Shetit Amerikan për Çështje Politike, Victoria Nuland, si dhe Zv. Sekretaren e Shtetit, Wendy R. Sherman, lidhur me çështjen e strehimit të afganëve në Kosovë.Një gjë të tillë e ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate dërguar medieve, teksa ka bërë të ditur se shpenzimet për të strehuarit do t’i mbulojë SHBA’ja.“Çështje Politike, Nuland shprehën vlerësimin e tyre të thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, që kanë treguar vullnetin dhe ofruar gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sherman potencoi se të gjitha shpenzimet nga strehimi i përkohshëm i qytetarëve afganë do të mbulohet nga qeveria amerikane”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.Në mbledhjen 26-të, Qeveria ka miratuar kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme të personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.Ende nuk dihet numri i saktë i afganëve që do të strehohen në Kosovë, ndonëse ekspertë të fushës së sigurisë kanë vlerësuar se shteti mund t’iu bëjë vend rreth 3,500 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *