Kryeprokurori i Ferizajt: Nuk dihet ende shkaktari i vdekjes së 18 vjeçarës në Ferizaj, shumë shpejtë pritet arrestimi i të dyshuarit të dytë
KryeprokuerorI i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka deklaruar se shumë shpejtë do të arrestohet personi me inicialet D.K i dyshuar i dytë për përfshirë në vrasjen e djeshme të vajzës 18 vjeçare në Ferizaj. Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media të hënën, tha se janë në koordinim të plotë edhe me Zyrën e Kryeprokurorit dhe me forcat e rendit. Jashari ka thënë se e sigurojnë familjen e viktimës dhe të gjithë qytetarët se të dyshuarit do të dalin para drejtësisë.“Ju njoftojmë se jemi në koordinim me Zyrën e Kryeprokurorimit të Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe kemi ndërmarrë të gjitha veprimet për arrestimin e të dyshuarit të dytë me iniciale D.K. kemi prova të mjaftueshme për të dyshuarit në këtë vrasje. I sigurojmë, familjen e viktimës dhe të gjithë qytetarët që Prokurori i Shtetit është duke e trajtuar rastin me seriozitetin më të lartë që të involvuarit të dalin para drejtësisë”, tha ai.Jashari tha se ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së 18-vejçares.“Sepse ende nuk është bërë autopsia dhe ende nuk e kemi pranuar raportin e autopsisë për të caktuar shkaktarin e vdekjes”, tha ai.Ndërsa, ka dhënë detaje mbi veprat që ngarkohen dy personat e dyshuar si të përfshirë në rastin e vdekjes së 18-vjeçarës nga Ferizaj.“Sa i përket personit me inicialet D.K. ky person është i njohur për Policinë e Kosovës, gjithashtu edhe për Prokurorinë, i cili ka një numër të madh të rasteve, por të gjitha rastet janë të mbyllura. Ka qenë i dyshuar për vrasje, për raste të natyrave të ndryshme penale”, deklaroi ai.“Sa i përket, personit të dytë me inicialet A.S. është ngritë një aktakuzë qysh në vitin 2013 për tentim vrasje dhe ende nuk është mbajtur shqyrtimi kryesor, çështja është caktuar që të jetë më 23 shtator të këtij viti”, u shpreh Jashari.