Covid-19: 1259 pacientë po trajtohen në spitalet dhe klinikat e Kosovës, 1060 me oksigjenoterapi
Të stërmbushura janë klinikat dhe spitalet e Kosovës me pacientë të infektuar me koronavirus, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin ditor të 31 gushtit. Sipas njoftimit, aktualisht janë 1259 pacientë që po trajtohen. Prej tyre 1060 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 60 janë në kujdes intensiv.Sa i përket klinikave të COVID në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës janë të shtrirë 437 pacientë. Prej tyre 389 janë me oksigjenoterapi.
Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme
– Klinika Infektive, 113 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë
h Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 174 pacientë
Spitali i Gjakovës, 139 pacientë
– Spitali i Pejës, 210 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 144 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
https – Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 80 pacientë
Nga sot, është pezulluar puna në ambulancat specialistike në QKUK.
Sot në mëngjes, në emisionin SOT në KTV, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, konfirmoi se 90 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar. Po ashtu SHSKUK-ja ka njoftuar për shtimin edhe të 80 shtretërve në objektin e Mjekësisë Sportive.