Totaj premton mbështetje për bizneset e Prizrenit

0

                               Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar disa biznese me c’ rast ka dëgjuar nga afër problemet me të cilat ballafaqohen ato.“Nga afër u njoha me sfidat që përballen e nevojat që kanë për të avancuar tutje punën e madhe që bëjnë si biznese. Pas diskutimeve të frytshme me zejtarët prizrenas, atyre u premtova se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do t’i ndihmoj e përkrah pa ndalur drejt sukseseve”, shkruan Totaj.“Për shkak të goditjes nga pandemia, do të përkujdesem që si komunë të adresojmë në mënyrë urgjente rimëkëmbjen e tyre ekonomike”.“Me bizneset biseduam edhe rreth përmirësimit të kushteve për punëtorët e rritjen e punësimit në mënyrë që ulim ikjen e të rinjve jashtë vendit. Përpjekja për zhvillimin ekonomik të komunës sonë është e përbashkët”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *