Entuziazmin e fitores e ndjeva edhe në takimin me anëtarët e nëndegëve të PDK-së në Përdrini

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar sot me anëtarët e nëndegëve të subjektit të tij politik në Përdrini. Ai, në këto takime ka parë mbështetje për PDK-në.“Entuziazmin e fitores e ndjeva edhe në takimin me anëtarët e nëndegëve të PDK-së në Përdrini. I shoqëruar nga bartësi i listës Kujtim Gashi dhe kandidatët për Asamble, theksova se PDK në Prizren është e bashkuar, sepse komuna jonë meriton më mirë e më shumë. Strukturat e Përdrinisë janë të organizuara si kurrë më parë e përkrahja për listën tonë fituese është më e madhe se çdo herë”, shkruan Totaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *