Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prizrenit ,përurohet Memoriali i Heroit Besim Nrecaj
Sot, mu në ditën e dëshmorëve të komunës së Prizrenit, do të bëhet përurimi i memorialit të heroit Besim Nrecaj në vendin e rënies. Mirënjohje e respekt deri në përulje për veprën e madhe të Heroit Besim Nrecaj. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! ,shkruan drejtori i Administratës Osman Hajdari. Kurse, Sot për nder të “Ditës së dëshmorëve në Prizren”, kryetari Mytaher Haskuka së bashku me zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe përfaqësues të subjekteve politike bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe tek monumenti i dëshmorit Remzi Ademaj në Prizren. Njëherit përurohet memoriali i heroit të kombit “Besim Nrecaj” në fshatin Malësi të Re. Punimet për këtë memorial kishin filluar në vitin 2017, duke u lënë pa u përfunduar, kurse tani me projektin e ri, memoriali ka marrë pamjen e një monumenti që meriton të nderohet e respektohet dëshmori i kobit Besim Ndrecaj/www.qendrapress.com/