NISMA Socialdemokrate –në Prizren hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore tek Monumenti i lirisë në Prizren
.
Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit, në përputhje me manualin për mbrojtje nga COVID-19, hapën zyrtarisht fushatën zgjedhore nga Memoriali i Dëshmorëve dhe Shtatorja e Heroit të Kombit Remzi Ademaj. Ku me këtë rast Zafir Berisha tha se
‘’Po e fillojmë këtë fushatë zgjedhore si asnjëherë më parë, në frymë të rikthimit të shpresës për qytetin e Prizrenit, shpresë kjo e cila është shuar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët tash e sa vite interesin personal e kanë vendosur para atij shoqëror, andaj NISMA Socialdemokrate, është alternativa më serioze për qytetin e Prizrenit e cila angazhimin kryesor do ta ketë në rikthimin e shpresës tek çdo qytetar, tha kandidati për Kryetar të Komunës, Zafir Berisha dhe pastaj vazhdoi.
Nisma në këtë garë komunale pohojnë se po garojmë më një staf profesional dhe me shpresë se do të jetë për rikthime e shpresës për Prizreni/www.qendrapress.com/.