Çaste poetike me poeten:Irena Hoxha
NDODH
————
Ndodh të kesh një vështrim drite,
ndodh, të shuhesh si qiri!
Ndodh të kesh gjithë botën brenda
ndodh, të shkërmoqesh si hi!
Ndodh të jesh lum që vërshon,
rebelohesh si stuhi!
Zjarr që të përvëlon
por, që shuhet nga një shi!
Ndodh si mali të mbash peshën,
të shkrish nga pak, si dëbor!
Ndodh në duar të mbash dhe Diellin
ndodh, të shkëputesh si meteor!