Të shtëna me armë në Pejë, plagosen dy persona – arrestohen 7 të tjerë
Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 23:25 në rrugën “Sak Fazlia” në qytetin e Pejës.Si pasojë e këtyre të shtënave dy persona kanë pësuar lëndime.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.Ai ka thënë se dy personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të lëndimeve më të rënda është transportuar për në QKUK.“Rreth orës 23:25 policia ka pranuar informatën se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sak Fazlia” në Pejë. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Njëri nga të lënduarit për shkak të plagëve më të rënda është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.Ai ka shtuar se në këtë rast kanë qenë të involvuar nëntë persona, ku shtatë prej tyre janë arrestuar. Të involvuar në këtë rast kanë qenë nëntë persona, shtatë prej të cilëve janë arrestuar. Rasti është cilësuar si “Tentim vrasje e rëndë””, tha Rugova