Totaj ia numëron skandalet Haskukës: Ka blerë poç elektrik prej 365 euro, vlera e të cilit është 10 euro
Kandidati nga radhët e PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i është kundërpërgjigjur kryetarit aktual Mytaher Haskukës, duke ia njehur të gjitha skandalet.Totaj tha se Haskuka kishte paguar një poç elektrik në vlerë prej 365 euro, ku vlera e tij në treg është 10-15 euro. “Është bë vlerësimin i përformancës së komunave, komuna e Prizrenit është radhitur e 23, pra shihet përformanca e komunës. Haskuka i ka pasur 6 zyrtarë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Haskuka ka pasë skandale, të punësimeve të shumta familjare. Ka shumë edhe gjana tjera, skandale me tender. 10-15 euro kushtin një poç elektrikë ndërsa Haskuka ka paguar 365 euro një poç elektrike për ndriqim në qytet”, tha Totaj në Rubikon.