Përkujtohet Astrit Dehari.Kryetari Haskuka vuroi buqeta lulesh tek vendi i përkujtimit
Në shenjë të përkujtimit të 5 vjetoritë të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, sot Kryetari i komunës së Prizrenit si dhe shumë veprimtarë të LVV nga Prizreni e Prishtina për ta përkujtuar jetën dhe veprën e tij në sheshin përballë postës ku është vedkujtimi për Astritin ka vu buqetën me lule dhe me këtë rast ka nderuar veprën dhe jetën.Pas kësaj kryetari Haskuka tha se sot jemi këëtu të përkujtojmë pesë vjetorin e vdekjes së Astrtit Deharit dhe njëherit edhe kërkojmë drejtësi për Astrit Deharit si dhe personin që ishte në dhomë më ate, i cili edhe ai për fat të keq është gjetur i vrarë në formë enigamatike. Prandaj, ne kërkojmë që drejtësia të zbardhë të vërtetën e e kësaj vrasje e bashkë me këtë vrasje kërkojmë edhe zbardhjene vrasjes se parsonit që ishte më Astritn në dhomë ku ai u vra.tha Haskuka. Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit.Derisa rasti i tij edhe pas rezultateve të bërë nga Prokororia e Zvicrës ku mjekësia ligjore patën kundërshtuar raportin mjeksësor të Kosovës, Mirëpo, ky rast besohet se heret a vonë do të zbardhet. Në 5 vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, sot janë paraparë të mbahen aktivitete të ndryshme për të përkujtuar jetën dhe veprën e tij.Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit, pastaj të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, janë ftuar të ndezin nga 5 qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Deharinë ora 20:00.Astrit Dehari ishte arrestuar bashkë me pesë aktivistë të Vetëvendosjes, si i dyshuar për sulm terrorist në Kuvendin e Kosovës.Ishte mesnata e pesë gushit të vitit 2016, kur një raketëhedhës dore goditi ndërtesën e Parlamentit, ndërkaq ngjarja u cilësua si akt terrorist, shkruan KP.Motori që u përdor gjatë kryerjes së këtij sulmi pak qaste më vonë, u gjet i djegur afër pishinës së Gërmisë.Ndërsa nën direktivat e Prokurorisë Speciale, Drejtoria antiterror e policisë nisi hetimet për të zbardhur këtë rast.Hetimet e para i quan zyrtarët policor në drejtim të disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që atë kohë kundërshtonin ashpër demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.25 ditë pas sulmit mbi Kuvendin, Drejtoria kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, të asistuar edhe nga njësitet elite organizuan një operacion për kapjen e të dyshuarve.Pas këtij operacioni të organeve të sigurisë u arrestuan gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes.Në pranga përfunduan Frashër Krasniqi, Petrit Ademi, Adea Batush, Atdhe Arifi e Egzon Haliti.Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Astrit Dehari, çështja e të cilit do të shndërrohej në një nga rastet më enigmatike që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë.Të gjithë të arrestuarit me vendim gjykate përfunduan në paraburgim, me përjashtim të Petrit Ademit, çështja e të cilit u mbyll ndërkohë, pasi që nuk kishte prova se ishte i implikuar në këtë rast.Prokuroria po vazhdonte hetimet, ndërsa të dyshuarit po qëndronin nën masën e paraburgimit në qendra të ndryshme.Astrit Dehari ishte dërguar në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai qëndroi aty deri më 5 nëntor të viti 2016, pasi kur erdhi koha për shëtitje në drekë, Astrit Dehari, kishte vendosur të mos dilte nga aty.E këtu ishin edhe momentet e fundit të jetës së tij. Në orën 15:53 minuta shokët e qelisë së Astrit Deharit u kthyen nga koha e lirë.Kur e hapen derën ata e gjetën Deharin në momentet e fundit të jetës së tij me një shishe mjalti në gojë.E shpejtë në gjendje të rëndë, u nis për t’u dërguar në emergjencë. Pak më vonë doli konstatimi që tashmë aktivisti i Vetëvendosjes, kishte ndërruar jetë.
Edhe pesë vite pas vdekjes së Astritit ende nuk është zbardhur rasti, ndërkaq familja e Astrit Deharit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-prokurorit Sylë Hoxha.Kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar – Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.