Lexuesi tashmë ka në dorë një libër të jashtëzakonshëm ’’E pashë hënën e re ‘’me autor Mulla Ali Vezaj
Posa ka dalur nga shtypi libri me poezi shpirti ‘’E pashë hënën e re’’ me autor Mulla Ali efendi Vezaj, botuar nga shtëpia botuese ‘’Logos A’’ me kryeredaktor Hysamendin Abazi e redaktor biblioteke Prof Dr. Milazim Krasniqi , libër që në vete ka simolikë shpirtin e të shkrehur në poezi, Poezitë janë të katgeorisë përkushtime siq është poezia ‘’Një këshillë e Pejgamerit Muhamed’’, për të vazhduar pastaj ‘’Mirë se na vjenë oj hënë e mirë’, Veq një dritë nëpër shekuj, pastaj ‘’Vargje me lot për kurbetçiun’’ e kështu me radhë të renditura jo më pak se 53 poezi të skkruara e të dala na shpirti poetik e besimatrë i Mulla Ali Vezajt. Siq, shprehet autori këto poezi janë nga dallgët e jetës gjithandej tani e një jetë të tëtë .Ai mund të quhet me të drejtë përfaqësuesi, ndoshta i rrallë, i një brezi hoxhallarësh, të cilët duke shërbyer si hallkë lidhëse mes brezave, të atij të para diktaturës me ata të pas diktaturës, që dijen e tyre islame e kanë marrë në liri. Janë udhëtime të një jete të tërë këto, të cilat na përcillen dashamirësisht me një gjuhë të lehtë e të kuptueshme sië e di një gjuhëtar e teolog. Dashuria për Zotin, për fenë dhe njeriun janë komponente përbërëse të fjalës poetike të autorit Vezaj, na bëjnë që ky libër të lexohet me një frymë. E këtë na tha edhe vetë autori se ka punuar gjatë e me përkushtim .Mirëpo ,ne besojmë se edhe poezi e libra tjerë mund t presim nga Mulla Ali Vezaj . Për të pasuruar edhe këtë zhanër poetik kaq të bukur e të domosdoshëm për letërsisë shqipe. Në poezinë ” Mirë se na vjen e oj hënë e mirë” autori shkruan;
‘’Ai që i ka dhënë besë veç perendisë
Me gëzim t i hap dyertë e shtëpisë
Mirë se na erdhe të thotë me gojën plotë
Sa i qesh nuri dhe lahet veq me lot’’
Ky zhanër i poezisë është njëra nga zhanret më bukura të letërisisë dhe ato mund të krahasohet më poetet më të mirë jo vetëm të Kosovës. Pra mos harroni të lexoni këtë libër sepse ka një frymëzim tepër të madh shpirtëro për secilin lexues. Mulla Ali Vezaj është, teolog dhe stjudjues i letërsisë shqiptare. Ai për një jetë tërë ka qëndruar vertikal ne linjën atdhetare. Si burr i fjalës, i besës, besimtarë i devotshëm e mbi të gjitha atdhetar i përbetuar. /qendrapress.com/