ÇKA TREGON RAPORTI I PËRPARIMIT I KËSHILLIT EVROPIAN?-Shkruan; Hisen Berisha,gjeneral

0

Gjatë kësaj periudhe sa nuk funksionoi kuvendi, ka pasur shumë zhvillime që kanë kërkuar vëmendjen tonë si deputet, situata ne veri, abuzimi me ligjin e buxhetit ne fushate, Raporti i Përparimit/Këshillit Evropian, ku edhe do e përqendroj fjalën time, meqë ka impakt në imazhin ndërkombëtar të shtetit. Që nga dalja në media e Raportit të Progresit, shqiptarët u bombarduan nga zhurma e nivelit më të lartë kushtetues, Presidentja e Republikës së Kosovës, Ministrja bashkë me zv. ministrin e drejtësisë dhe shpura tjetër mediatike qeveritare që u urdhërua enkas për ketë detyrë të shenjtë partie. Se drejtësia në Kosovë ka mangësi kjo është evidente, ndaj VETINGu i parë kështu siç është prezantuar nga qeveria, paraqet shqetësim serioz. Juristë, ekspert edhe autor të Raportit të Progresit, e komentuan dhe madje presidentes ia theksuan pikën e posaçme – shkarkimin e znj. Daka nga pozita e kryetarës së KQZ. Zhurmuan! Madje edhe ata që godisnin rrathët e zi të sjelljes së kryeqeveritarit e presidentes, por nuk goditën shënjestrën. Pse? Po fillojmë radhazi, nga aty ku burojnë shkeljet, dy pozitat kushtetuese: Presidentit e Kryeministrit. Zgjedhjet e “Shen Valentinit”, përcaktuan shumicën përfaqësuese dhe ajo shumicë thirri seancën konstituive për votimin e qeverisë, u zgjodh e njëjta dhe u thirr seanca tjetër për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Ajo çka pamë në këtë seancë, përbën shqetësimin serioz të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Këshillit Evropian. Shumica përfaqësuese nuk i kishte votat e mjaftueshme, ndaj presidentja vetëm disa orë para seancës “siguroi” me kontrabandim votën e z. Behxhet Pacollit, personit të cilin Albin Kurti ia ndaloi aterrimin në tokën e lindjes, bile do ta arrestonte, vetëm për ta shpëtuar qeverinë Kurti 1 atëbotë. Por, edhe kjo votë ishte e pamjaftueshme, ndaj tashmë i zgjedhuri Kryeministër “siguron” edhe votën e dytë, të deputetes Grainca, (dhe Znj. Reshitaj, ani se nuk ishte hapur në kamera në Kuvend), duke konsumuar vepër penale direkt në sallën e Kuvendit të Republikës. Z. Kurti e Znj. Osmani, po kërkojnë të arrestohen ata, që në cilindo rast e kanë konsumuar veprën penale të shitblerjes së votës, (diçka për tu vlerësuar), por Jo edhe krye protagonistët e trafikimit të votave në Kuvend. Pra, raporti po thotë se përbën shqetësim serioz nëse këta persona që kanë shitë e ble vota, për ti siguruar vetës dhe klanit të tyre pushtet, të bëjnë Ligjin për VETING. Kryeministri akuzon zotërinjtë qeveritarë në të kaluarën pikërisht për këto vepra, për zhvatje etj. Por, vet zhvati së paku dy deputet në mënyrë korruptive ose shantazh. Nëse këtë nuk ia llogarisni vetës, atëherë pësojnë raporte tjera, të presidentes dhe kryeministrit me vendet partnere, e veçmas me BE- në. Ne sot, pas kaq muajsh qeverisje, heq vizitën e Kryeministrit kroat, kemi vetëm një vizitë në Republikën e Kosovës, gjegjësisht në zyrën e kryeministrit atë të “yllit polar” të kryetarit të LVV, Sorosit junior, Aleksandrit! Pra, Këshillit Evtopian, konstatoi se drejtuesit tanë, janë trafikant të vullnetit popullorë dhe dhunues të demokracisë. Si të tillë, për KE përbëjnë shqetësim serioz. Hartuesit e raportit po duan të na ndihmojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe përcaktimit tonë politik, se drejtuesit duhet të vijnë patjetër nga vullneti i pa deformuar i popullit Ju faleminderit zoti kryeministër nëse i arrestoni presidenten dhe deputetin Pacolli e deputeten Grainca për trafikim të votave, në prani të mediave, në seancë që po transmetohej deri sa po ndodhte ngjarja./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *