Një burrë nga Peja gjendet i vdekur në një kanal
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës. Viktima është gjetur i shtrirë në një kanal, ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.“Pejë 08.12.2021-08:02. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në një kanal. Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.