Vetëm 6 nxënës të vaksinuar në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, të tjerët nuk pranuan
Zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna ka bërë thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.Dy javë më parë kishin krijuar radhë të gjata në korridor.Krejt këta nxënës të shkollës “Xhevdet Doda” prisnin që të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Por, interesim të njëjtë nuk po ka nëpër shkollat e tjera.Gjatë së premtes ishte dita e fundit kur shkolla “Shtjefën Gjeçovi” kishte caktuar afatin për prindërit që të japin një deklaratë të pëlqimit për vaksinim.E nga 1000 nxënës sa ka kjo shkollë, vetëm gjashtë prindër të tyre kanë pranuar që t’i imunizojnë fëmijët, përmes ekipeve mobile.Drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla ka treguar që ka mbajtur një mbledhje me Këshillin e Prindërve.Këtu u konfirmua se të njëjtit po hezitojnë që t’i vaksinojnë fëmijët.Krahas kësaj, ai tregon që janë rreth 100 nxënës, të cilët nëpër qendra të vaksinimit, janë imunizuar më parë.Interesim i ultë për vaksinim përmes ekipeve mobile vërehet edhe nëpër shkolla të tjera.Gjatë javës së kaluar, në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”, u vaksinuan vetëm 30 nxënës.Se ka hezitim për vaksinim të nxënësve, konfirmuan edhe nga komuna të tjera.