Duhet kuptojmë një gjë! Momentumi aktual mund të prodhojë konstelacione të një procesi të tejzgjatur

0

     Bashkim Hoxha, analist . Lidhur me veprimet aktuale të Qeverisë Hoti a mund ta dërgojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme?thotë –“Emërimi i z. Skender Hyseni, pa pasur ndërmend  ta kontestoj atë si person  si politikan apo të vë në dyshim përvojën e tij në teknikën e negociatave, mendoj se e ka i polarizuar në masë raportet e vet koalicionit  aktual qeverisës. Kur e them këtë  kam parasysh reagimet e  eksponentëve politik të koalicionit qeverisës. 

              Në anën tjetër, kryeministri Avdullah Hoti gjatë raportimit të tij në sallën e  parlamentit nuk mu duk  aq  sqarues, pati  një narrativë ambiguide. Ajo që më shqetëson mua si qytetar i këtij vendi, besoj të gjithëve/së paku shumicën  që na shqetëson, është roli i tanishëm amerikan në skenën e dialogut Kosovë-Serbi pas publikimit të aktakuzave dhe intervistimit për 4 ditë me radhë të presidentit Thaçi nga dhomat e specializuara të gjykatës speciale në Hagë.  Konteksti politik i mbështjella me fasadën  e konfuzioneve  ndërmjet raporteve prej të cilave priten efekte politike, deshëm ose jo ngjallë  droje të natyrshme në mesin tonë.

          Kjo pjesë sipas mendimit tim,  me pak fjalë është ajo që mund të provokojë zgjedhje të reja, pa hyrë pastaj në detaje po aq të rëndësishme që i takon  politikbërjes në sferën e menaxhimit të brendshëm. Në këto rrethana të paqarta, për të mos thënë drithëruese, gjendemi  përballë  dilemave    nëse do të duhej të vazhdohet kështu me një qeveri Hoti e cila si e tillë siç funksion mbart mjaft hendikepe për shkak të pafuqisë politike në kuptimin demokrartik ( qeveri e m’varur ), ose ta rrisë nivelin e përfaqësimit duke e marrë dikë nga opozita (nëse mundet), ose të shkohet në zgjedhje të reja në rastin më të mirë.

          Duhet kuptojmë një gjë! Momentumi aktual  mund të prodhojë konstelacione të një procesi  të tejzgjatur, ndryshe  siç shpresuam në një kohë të caktuar, se me  rritjen e rolit amerikan si aktori kryesor në rifillimin e dialogut do të  shkurtohej  koha për një fund  qartësisht më të  shpejtë në përmbylljen e kësaj teme.’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *