Cfarëdo veprimi i njëanshëm dhe i pakordinuar, do të sjell dështimin e kësaj qeverie
Prof.Fatmir Kastrati, kuvendar i KK të Prizrenit. Lidhur me veprimet aktuale të Qeverisë Hoti a mund ta dërgojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme?thotë:-“ Situata në të cilën ndodhemi na ka vendosur në një udhëkryq historik.
Asnjëher nuk na është dashur me shumë unitet se sot. Duhet te kemi konsensus të gjerë politik. Kryeministri Hoti si bartës hierarkik i proceseve duhet të ketë kujdes ne raportet e tij me partneret qeverisës. Nuk mund të kemi sukses nëse nuk ka mirëbesim brenda qeverisjes.Arroganca nuk është zgjidhje.
Cfarëdo veprimi i njëanshëm dhe i pakordinuar, do të sjell dështimin e kësaj qeverie.
Kryeministri duhet të gjejë gjuhë të përbashket me të gjithë spektrin politik dhe shoqërinë civile. Te gjithë pa dallim pozit e opozit duhet te përballemi seriozisht dhe pa dallime me momentumin në të cilin ndodhemi.!”/qendrapress.com/