Nuk mjaftojnë vetëm kufizimet, dhe masat e paralizimit të tregjeve dhe ekonomisë Shkruan ;Ymret Reshiti Analist i pavarur politike
Lidhur me rrethanat e Kosovës a kanë pak shpresë që ekonomikisht do kenë forcë ta tejkalon këtë dëm të shkaktuar nga pandemia ai shkruan “ Dëmin ekonomik në Kosovë që po e shkakton pandemia ështe tejet i lartë krahasuar me vendet e rajonit, për faktin që Kosova nuk ka arritur të hartoi plane efikase dhe adekuat që ta menaxhoj pandeminë
Sa me më pak dëme, në ekonomi. Është shqetesues ,ndryshimi i shpeshtë i masave, për mbrojtje nga pandemia , që dmth qeveria e Kosovës ,nuk ka ende iden se si të veprohet drejtë ,dhe në mënyre efikase me pandeminë.
Gjithashtu, ngurrimi i qeverisë së Kosovës ,për të marr përvoja të menaxhimit të sukseshëm të pandemisë nga disa vende te Evropës tregojnë për papjekurinë dhe jo seriozitetin.
Nuk mjaftojnë vetëm kufizimet, dhe masat e paralizimit të tregjeve dhe ekonomisë në përgjithësi,pa paraparë edhe cili do të jenë rezultatet ose pasojat e mundshme.Mosdituria për ta menazhuar pandeminë nga qeveria e Kosoves po e kollapson ekonomine me shumë masa absurde dhe jo adekuate ndaj sektorit te ekonomisë. Buxheti i vogël i Kosovës po e dikton edhe ne pakon e pamjaftueshe te qeverise , për ndihme bizneseve-ekonomisë.
E ardhmja do të tregoj se sa dëm ,ka pësuar ekonomia e Kosovës ,pak nga pandemia e shume ma shume ,nga mënyra stihike e qeverisë së Kosovës në menaxhimin e pandemise.Ndihma për ngritjen ekonomike të Kosovës do të varen kryesisht nga donacionet ndërkombetare dhe mergata.”/qendrapress,com/