Hetimet për ministrat e Qeverisë Kurti, Haskuka iu sulet mediave, kërkon gjyqësi të nivelit amerikan si në rastin e Johnny Depp
Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit dhe zyrtari i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, ka sulmuar mediat pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale për ministrat e Qeverisë Kurt.Këto sulme ndaj mediave, Haskuka i ka bërë duke e ndërlidhur me rastin e aktorit Johny Depp, i cili e fitoi gjyqin për shpifje ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard.Sipas Haskukës, nëse gjykatat e Kosovës do të ishin si në Amerikë, “një pjesë e madhe e medieve tona kishin falimentuar”.“Shpifja është krim i rëndë, juria në shtetin Virixhina (SHBA) ka vendosur në favor të aktorit Johny Depp, 15 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe dëme ndëshkuese pasi ai e fitoi procesin gjyqësor për shpifje. Të kishin qenë gjykatat tona si në Amerikë, një pjesë e madhe e medieve tona kishin falimentuar, duke e marrë parasysh sasinë e shpifjeve dhe dezinformatave. Liria e shprehjes NUK është liri e shpifjes”, ka shkruar Haskuka.