Bekim Jashari: Sot kujtojmë luftën e UÇK-së në krye me Adem Jasharin

                       Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar 23-vjetorin e çlirimit të vendit.Ai thotë se 12 Qershori shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore për Liri, kujtojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Postimi i tij:

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=66470090&v=2.1&guid=921895bf0e9c462fbd247a430b882bcff81a6285d8b04bcca1bbda0509063d5d

Urime 23 vjetori i çlirimit Kosovë!Në këtë ditë historike që shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore për Liri, kujtojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.Sot kujtojmë e nderojmë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, kujtojmë masakrat mbi popullin tonë të pafajshëm e liridashës shqiptar, sakrificën e invalidëve të UÇK-së e viktimat civile të luftës sonë çlirimtare.Përjetë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve tjera mike të Kosovës dhe NATO-s për përkrahjen e dhënë në rrugën tonë të çlirimit nga okupatori serb.
Sot 23 vite pas, është obligim i secilit nga ne që të angazhohemi maksimalisht në jetësimin e amanetit të të rënëve për të pasur një shtet të zhvilluar që siguron mirëqenie e kushte të barabarta në shkollim e punësim.

Lavdi të përjetshme të rënëve për Liri!