Çaste poetike me poetin;-Ylli POLLOGATI

ORIZONTIT NJË SHQIPE MUNGON

———————————————–

Dhimbjen e ndjej si atëhere,

kur nën hijen e hënës lakuriqët vallzonin,

si priftërinj të errësirës.

Yjet në afërsi ndizeshin dhe helmi

mes tyre zverdhonte,

si një plagë qiellore.

Dikur Shqipja horizontit div qëndronte,

si një stoli bote shkëlqente,

ku pas saj çmendeshin xhelozit.

Krismat e asaj kohe netët drodhën…

Të gjakosur, në sofër e shtruan

dhe prap etja e tyre kurrë s’u ngop.

Horizonti në gri e tym prap po endet…

Prapësirat, me skenare brënda e

 jashtë s’kanë të mbaruar,

kohën dhe vëndin e dogjën,

 e tjetërsuan, e frikësuan, e neveritën…

Një fund pritet…

Horizontit,

dielli po e thërret në fluturim atë SHQIPE,

krahë artë.

/QendraPress/