Çaste poetike me poeten:-Murtez ASLLANI

SHTËPIA E UJKUT

—————————

Shpeshherë nipi i vogël

më pyet pa ia nda,

gjysh, o gjyshi im

ujku shtëpi a ka?!

Ndalem e mendohem

dhe nipit i tregoj,

ulkonja me ujkun

në mal jetojnë.

Atje ato ushqehen

me ndonjë egërsirë,

por edhe bariun

nuk e lënë të lirë.

Shpeshherë trazojnë tufën

dhe ndonjë dele kollufitin,

bariut fatzi e të mërzitur

qejfin ia prishin.

Kur është shumë ftohtë

ujku gjithmonë mendon,

posa të vjen vera

shtëpi do të ndërton.

Por kur ngroh dielli

ujku krejt harron,

s’e ndërton shtëpinë,

por vetëm gjaton.

Ai banon në shpella,

por edhe kudo tjetër

dhe kurrë s’e harron

zanatin e vjetër.

Ujkut delengrënës

nuk duhet besuar,

atëherë kur bariu harron

delet ia ka sulmuar

/QendraPress/