Çaste poetike me poeten;-Lavdije Hoti BUÇAJ

DASHURIA MË E FORTË SE FRIKA

——————————

Ndrydhur nga harresa kolektive,

 jetova me frikën brenda vetes

të brymosur në shpirt, ditë pas dite,

e mbyllur në heshtjen time.

 Po, u frikësova!

Por dashuria atërore nuk me

la hapsirë të largohem.

 Dashuria për djalin,

më e madhe se frika me mbajti në këmbë,

me nxiti për të vazhduar tutje.

Vrapova drejt tokës që digjej zbathur,

sy më sy me frikën, por me shpirt

të patrembur të gjithë më pane

 Por askush dorën nuk e zgjati drejt meje.

E sot,

Ma mbyllën derën përgjithmonë.

/QendraPress/