Çaste poetike me poetin;-Rami KAMBERI

O nënat shqiptare

———————————

Nëna shqiptare, me zemër si mal,

Me ninulla rriti bijtë për ideal,

Me plis të bardhë, me besë e nder,

I dha atdheut trima brez pas brezi, përherë.

Në votër të lashtë, ku flaka vallëzon,

Nëna me këngë trimërinë ua mëson,

Me lot në sy, por ballin krenar,

Për flamur e liri, i rrit si shqiponjat në mal.

O nëna shqiptare, ju drita e lirisë,

Ju rrënjë të forta të gjuhës e të historisë,

Nga gjiri juaj buron trimëria,

Dhe sa të ketë nëna, do të rrojë Shqipëria!

/QendraPress/