Përfundon takimi, Klinaku: Me Kurtin nuk u dakorduam, vazhdojmë protestat

                 Krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Faton Klinaku, kanë përfunduar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.Faton Klinaku nga OVL-UÇK në një deklarim për media ka thënë se nuk kanë arritur të dakordohen me kryeministrin Kurti.Ai tha se kanë kërkuar që të kthehet pika 3.1 që i përjashton veteranët nga paga minimale.Klinaku në fund tha se janë dakorduar që të pranojnë një propozim me shkrim nga Kurti.“Kërkesa jonë kryesore ka qenë ajo për çka kemi bërë protesta dhe do të vazhdojmë. Me kryeministrin nuk u dakorduam sepse ne kërkojmë të kthehet pika 3.1 që e ka larguar kjo Qeveri. Ne i thamë që kërkojmë që kjo pikë të kthehet. Ne do të vazhdojmë protestat. Ne i thamë se mund ta bëni më mirë por nuk mund ta prekni këtë pikë. Kurti tha se do të na dërgojë një propozim me shkrim. Qëndrimi ynë mbetet që të mos preket pika 3.12, tha Klinaku para mediave.Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan dje në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor, që nuk përfshin rritjen e pensioneve edhe për veteranët.Më 14 qershor, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim një projektligj, që hap rrugë për rritjen e pagës minimale: nga 130-170 euro sa është aktualisht, në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.Projektligji, nuk e lidh më pagën minimale me vlerën e pensionit të veteranëve të luftës, siç ka qenë në të kaluarën Përfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale e ka kërkuar opozita. Ata kanë refuzuar ta vazhdojmë seancën e djeshme të Kuvendit, me pretendimin se nuk ka kushte normale derisa veteranët po protestojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës si formë kundërshtimi ndaj vendimit për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagë minimale./Reporteri.net