Po shtohet qasja pozitive e Izraelit ndaj Republikës së Kosovës- Shkruan;Qazim THAÇI
Foto e huazuar/
Kohëve të fundit është lajm i mirë se më po ndryshon qasja pozitive e Izraelit, ndaj Republikës së Kosovës. Vizita e fundit e lidershipit Izraelit në Kosovë e kjo u pa edhe nga vizita e ambasadores Izraelite ku janë pritur nga Presidentja e të gjithë dikasteret më të lartë të Republikë së Kosovës e ku temat e diskutimit nga burimet tona bëjnë më diej se është diskutuar gjendja e sigurisë
dhe rasti i gjykatës speciale dhe mbajtja e çlirimtarëve në Hagë. Kurse po kështu mësohet se është diskutuar edhe për aktualitetin politik. Kurse ndërrim pozitiv ndaj qasjes së Izraelit ndaj Kosovës është edhe fakti se Millorad Dodik dhe Dan Oryan zëvendës drejtor për Ballkanin ishin ë vizitë në Izrael dhe atje nuk u pritën nga asnjë funksionar tjetër pos Ministrit të Financave te Izraelit .Ku me këtë rast u pa haptas se z. Dan Oryan, anonte ka Serbia,por kot ishte sepse tani më Qeveria Izraelite e ka të orientuar qasjen drejt Kosovës .E kjo tani më na bëri me dije se Izraeli ka burime tjera për Kosovën andaj edhe ka ndërruar qasjen dhe ka rritur interesimin për Kosovën. Kjo dëshmon se qasja pozitive tashmë po shihen dhe po shënon avancime me Kosovën, sepse dihet se Izraeli dhe Kosova e përjetuan golgotën njerëzore e para nga Hitleri e dyta nga kasapi i Ballkanit Milosheviqi. Merita tashmë pa dyshin ka edhe Ambasadorja e Kosovës në Izrael, ku tashmë informacionet mes ambasadores së Kosovës dhe shtetit Izraelit janë nga dora e parë. Atje tani më po shihet me qasjen pozitive edhe të Izraelit, Kjo tregon se ata i për bashkon një e kaluar e para më e largët e dyta më afërt se ishin një popull i atakuar deri në lirinë njerëzore, Kurse nga j historia dihet se ishin Shqiptarët ishin ata që i ofruan mbrojte popullit Izraelit kur ata Hitleri nazist mendonte ti zhdukte,ata i ofruan strehë bukë e mbrojte Po vije koha që tashmë këto dy kombet ti bashkojë ideali i përbashkët i lirisë./qendrapress.com /