PA KRIZË ENERGJETIKE- Shkruan;Qemajl Mehmeti,inxh. i elektros
Për të mos u kërcnuar nga kriza energjetike në Kosovë duhet:
1. Të fillohet sa më shpejt ndërtimi i një TEC të ri me fuqi prej më së paku 500MW
2. Rehabilitimi urgjent dhe kualitativ i blloqeve eksistuese të TEC KOSOVA “A” dhe atyre KOSOVA ” B”
3. Stimulimi i bizneseve dhe amvisërive për ndërtimin e paisjeve fotovoltaike për shfrytëzimin e energjisë së diellit
4. Bashkëpunimi me Shqipërinë për krijimin e një sistemi të përbashkët energjetik me investime të përbashkëta
5. Subvencionimi ( minimum 50-50)% i familjeve për izolimin termik të ndërtesave dhe shfrytëzimim e paisjeve ngrohëse efiçente( pompat termike, inverterët, ….e tj të shkallës së lartë energjetike A+++, që shpenzojnë 3- 4 herë më pak energji elektrike se sa paisjet e vjetra eksistuese) .
6. Subvencionimi( për shkak të rritjes enorme të çmimeve) për shfrytëzimin e energjentëve tjerë për ngrohje( drurit, peletit, briketit,.. e tj)
7. KEDS të realizojë investimet e premtuara, të bëjë rehabilitimin e Sistemit të shpërndarjes dhe të zvoglojë humbjet teknike dhe komerciale( vjedhjet)
Nuk mjafton vetëm të apelohet për kursim të energjisë derisa nuk ndihmohet për krijimin e mundësive të shfrytëzimit efiçent të energjisë.
Edhepse koha ka ec, prap nuk është vonë që me disa nga këto masa urgjentisht të fillohet
QM
16.08.2022/www.qendrapress.com/