Shkollat e Prizrenit, të gjitha në grevë pohojnë këshilli grevist i SBASHK-ut
Sot me 1 shtator në qytetin e Prizrenit nën udhëheqjen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të arsimit dhe sindikatave të administratës dhe institucioneve publike kanë hyrë në grevë deri në afat të pacaktuar,tregon kryetarja e Këshillit Grevistë komunal e SBASHK-ut Hyrije Hoti. Ajo tregon se në plotëni grevës i janë përgjigjur të gjitha shkollat pos tentativës së pesë kujdestar klase në Shkollën Teknikë 11 Marsi, ku edhe ata nuk kanë pasur sukses. Çerdhet, shkollat fillore, shkollat e mesme sot kanë bërë grevë ata po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj.Ne fillimisht kemi qëndruar në Shkollën Fillore ‘’Mati Logoreci’’ aty kemi pa se i gjithë stafi arsimor ishin në grevë, drejtori i kësaj shkolle Skender Ferati tregon se me kohe janë hapur dyert e shkollës por ska pasur mësimdhënës as nxënës të mjaftueshëm. Kurse kryetari i këshillit grevist mësimdhënësi Quni tregon se të gjithë janë në grevë. Po kështu Gjimnazi’’Gjon Buzuku’’ ishte në grevë dhe kryetari i këshillit grevistë Sabit Hoxha tregon se gjimnazi sot ishte në grevë. Njësoj edhe shkolla fillore’’Mustafa Bakija’’ sot ishin në grevë ku mësimdhënësi Haki Gutaj tregonte i gjithë stafi pedagogjik janë në grevë,
Derisa Drejtoresha e DKAS në Prizren Liljeta Veselaj Gutaj sot përmes faqes elektronike të sajë ka uruar prindër e nxënës
Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës
Sot do të duhej me festë të filloi viti i ri shkollor. Sinqerisht do të doja të shihja një situatë ideale ku të drejtat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të respektohen dinjitetshëm, të përkrahur maksimalisht nga të gjitha autoritetet qeveritare. Arsimi do të duhej të ishte prioritet i përhershëm.
Pavarësisht kësaj, me fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve të Komunës së Prizrenit i uroj suksese, nxënie cilësore, të mveshur me kompetenca dhe shkathtësi që t’i dalin zot vetes. Gjithashtu i uroj prindërit e nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor, duke i siguruar që procesi i të nxënit do të jetë konform akteve ligjore me qëllim që nxënësit të përfitojnë kompetencat e duhura ashtu që të japin kontributin në zhvillimin e vendit tonë.
Nxënës dhe prindër, shkollat mezi ju presin, të përgatitura mirë me kushte optimale, me mësimdhënës profesional dhe tejet të përkushtuar. Ato mirëpresin edhe përfshirje më të madhe të komunitetit të prindërve në jetën shkollore. Të gjithë së bashku për nxënës të përgatitur për qytetari aktive dhe zhvillim të vendit. shkruan ajo./Rtv ‘’Besa’’/