Kushaj: Në asnjë shkollë nuk është duke u mbajtur procesi mësimor
Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevistë të SBASHK-ut ka njoftuar së nëpër të gjitha shkollat është duke vazhduar greva, shkruan Insajderi.Kushaj u shpreh se pas përgjigje që kanë pranuar nga Shoqatat Sindikale të Komunave, e bën të kuptojë se në asnjë shkollë nuk është duke u zhvilluar procesi mësimor.“Deri tani kam marrë përgjigje nga Shoqatat Sindikale të Komunave, këshilli grevist është pran shkollës dhe të gjithë mësimdhënësit janë nëpër shkolla, të gjithë më kanë informuar se jemi në grevë dhe kjo na bënë me kuptu që ne mos të kemi thashetheme të ndryshme që ndonjë shkollë, apo individë mund të jetë i pranishëm në shkollë. Të gjitha komunat i kemi mbuluar me informacione që kemi pranuar, kemi aty-këtu nxënëse me numër shumë të vogël që kanë shkuar në shkolla dhe qetësisht janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre”, ka deklaruar ai.Ndërkohë, Kushaj pati një kërkesë edhe për prindërit.“…kemi shumë kërkesa nga prindërit se kemi qenë ose jo të informuar, falë mediave për interesimin që kanë rreth ecurisë së grevës, e sidomos nga z.Jasharaj për të kuptuar se mësimi nuk do të mbahet e greva të vazhdojë”, tha ai derisa shtoi se greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tyre, shkruan Insajderi.BSPK po kërkon për shërbyesit civilë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit Për Paga.