Çaste poetike me poeten:Lavdije Karrametaj ZALLI
NË DËRRASE TË NGRIRË
————————————
Dua të shkruaj për ajrin,
Që në këtë mëngjes,
Është i zemëruar me mua,
Të shkruaj por larg më ikën
E nuk mund ta prek
As me trupin tim të dërmuar
As me shpirtin tim të etur.
Shtrirë në dërrasën e akullt,
E mbërthyer në gozhda.
E trupi im,
Dhe shpirti i gjakosur,
Kërkon pak ajër,
Që forcë të marrë,
Të ngrihet dhe një heré.
T’i largohet errësirës,
Për ty
Për juve,
Të marrë frymë përsëri.
Pak ajër dua,
Por zemërimi,
Është zemëruar me mua,
Më morì ajrin dhe më la vet!
& & & &
DO KTHEHEM
Do kthehem,
Aty ku jeta merr frymë,
Dhe njeh vetëm lindje.
Do kthehem,
Trëndafilave ti marr erë,
Vetëm atëherë do të rilind.
Do kthehem,
Të buzëqesh përsëri,
Qoftë kjo edhe e fundit buzëqeshje!
/qendrapress.com/