Katër ish-krerët e Shqipërisë mbërrijnë në Hagë, do të vizitojnë Thaçin dhe të tjerët 

                        Ish-presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, bashkë me biznesmenin dhe politikanin kosovar, Behgjet Pacolli kanë mbërritur në Hagë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ish presidentetët dhe ish-kryeministri shqiptar pritet t’i takojnë ish-krerët e UÇK-së.Për udhëtimin e tyre drejt Hagës është përkujdesur vetë biznesmeni, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje.Vizitën në Hagë e kishin refuzuar ish-presidentët e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe Fatmir Sejdiu.Ish-krerët e UÇK-së, janë duke u mbajtur tani e tre vite në burgim në Hagë, nën akuza nga Prokuroria e Specializuar./Reporteri.net/