Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI-/Për besën e At-dheut e kujtimin e gur-betit /
Për besën e At-dheut e kujtimin gur-betit
Gjithë ditën e gjithë natën
Luftojë me ëndrrat e këqija
Ato që ditën defilojnë keqas
E natën vijnë si dritëhije kujtimesh
I them mikes time të mirë,se sytë
E sajë e shërojnë ditën hileqare
E natën si xixëllonja ndrisin
Rrugën e ëndrrës që më kujtojnë Nanën
Në kalanë e Cucës i them mikut tim
Shoh fjalët e tim ati për besën e At-dheut
Bregut të Drinit mas kujtimin e gur-betit
Hidhërueshëm mallkojë ata që At-dheut i vunë thikën.