Çaste poetike me poeten; Hava Kurti KRASNIQI

NUK I DIHET, NUK I DIHET

_____________________________________

Një bujk, jetonte me djalin e tij, të vetëm, në një bjeshkë.

Ata ishin të varfër, por e kishin kalin, për të punuar tokën.

Një ditë, humbi kali, pa gjurmë.

Erdhën fshatarët, dhe e ngushëlluan bujkun: “ah sa fatkeqësi, ah sa fatkeqësi !”

⁃ “Nuk i dihet, nuk i dihet” tha bujku

Pas një jave, u kthye kali, me dy kuaj të tjerë, të mrekullueshëm.

Vrapuan fshatarët duke thënë:

“ah çfarë fati, sa fat për ty!”

⁃ “Nuk i dihet, nuk i dihet” ua kthente bujku

⁃ Një muaj më vonë, njëri nga kuajt e ardhur, ia theu këmbën djalit, gjatë kalërimit

Vrapuan fshatarët sërish, por kësaj here duke thënë: “ah sa fatkeqësi, ah sa fatkeqësi !”

“Nuk i dihet, nuk i dihet !” ua kthente bujku sërish

Dy muaj më vonë, krisi një luftë e madhe.

Të gjithë djemtë i morën në luftë, djalin e plakut jo, sepse ai e kishte këmbën e thyer.

(E përktheva nga gjermanishtja, nuk e di se kush është autori)

Hava Kurti Krasniqi