Çaste poetike me poeten;Albina CEKA
EMIGRANT KUDO!
————————————
Morëm rrugën e arratisë
Ikëm larg në lule të rinisë
Pas lamë fusha dete e male
Gjuhë,flamur t’gjallë e varre
Arratisur si turma në det
Disa humben edhe jetën
E i gjalli u mbyt në siklet
Si skllav i botës së rreptë
U desh mund e sakrificë
Të bënim vend si pakicë
Të etikuar si të paditur
Si të pa Krishtë e të uritur
Ulëm kokën e punuam
Dhe “truthatin” respektuam
E më në fund na pranuan
Por prapë jemi të penduar
Të penduar që t’lam Atdhe
Me kërkua jetë ma të mirë
Menduam me u kthye shpejt
Ja ku u plakem në kurbet
Fëmijët janë rrit janë integru
Ata ndjehen në token e vet
Lind e rrit janë në kurbet
Kurbetqar quhen n’kët jet
Me u kthy duam në Shqipëri
Me dëshirë me jetu t’qetë
Të huaj ndjehemi në fole
Penduar këtu, penduar atje
Ngelem rrugëve n’kët botë
Zgjidhje s’po gjejmë dotë
Pendohu o mos u pendo
Emigrant u bëmë kudo.
Albina Ceka