Krasniqi akuzon Kurtin: Ti je përgjegjës për moszbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit
Ish-aktivisti i VV-së, Frashër Krasniqi i ka reaguar Kryeministrit Kurti i cili në reagimin e tij për lirimin nga aktakuza për terrorizëm tha ky rast nuk është thjesht drejtësi e vonuar, por edhe një jetë e humbur, ndërsa përmendi Astrit Deharin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Krasniqi në një status në Facebook, i ka thënë Kurtit se nuk ka të drejtë të flas, pasi siç thotë Kryeministri i vizitoi ata vetëm për fushatë e vota, dy muaj pasi ata ndodhedhin në arrest.Ai gjithashtu ka shkruajtur se Kryeministri Kurti edhe rastin e Astrit Deharit e përmendi vetëm kur i duhej për elektorat, ndërsa e akuzon se është përgjegjës për moszbardhjen e vdekjes së tij.
Statusi i plotë:
Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot!Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast. Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë.Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet.Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala. Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast!