Fryma poetike e së shtunës me poeten:Mardena Kelmendi

Mos…

—————————

Mos u frikëso
Kërkojë dorën time të shkruaj
Kam një krah me mendime
E veri notat e rritmit në zemrën tënde ,
sa ende trishtimi im nuk është ngrirë e ngurtësuar
Mbeshteti buzët e tua në puthjen time
Tani!
bëmë të ndjej
 e mos ler që gjithshka te harrohet
pasi shpejt vjen një stine e re…
reshkitje e   shkrirjesh te akullta
do shqetësojnë  gjithnjë kujtesen tënde
&    &   & 

Përtej…

————————-

Përtej  deluzionit
Hodha  duart e mija ngjyer me dëshira
Gozhduar si fluturat ne koleksion
Përtej  iluzionit
Fjalët e ngrira heshtën përgjithmonë
Përtej  deluzionit
lashë ato që projektuan
udhëtimin tim e shkruan çastet
ngrohur me frymën e trishtimit
Loti dhe buzëqeshja përtej  deluzionit!

&    &   &

Pranverë për ty…

————————————–

Dëgjoj sinfonine e bukur mëngjeseve cicërimat
kapakun e qiellit agimi kur  ngre
errësirës ja ndjej ende psherëtimat
kur vellon e argjente i hedh Hënës që fle
 
Dhe unë dua të jem pranë zgjimit tënd
në gjoksin tënd të  mbushem
me frymëmarje malesh
me ëndrra lëndinash
të shoh zgjimin tënd
 të hap qerpikun  e syve te tu
me puthje lulesh
unë si vete Pranvera
të të them
-Zgjohu Jeta Ime!
Mirëmëngjes
 &     &    &
Zëri yt…

——————————————-
 
Jehon e zërit tënd qiellor
me ngre ne krahët e tu përkundje yjësie
zhduket pastaj dhe le portën hapur
të kërkoj nëpër dritën e dëshirës
që ma le zgjuar për të pritur përsëri
atë notë ku këngët e mija marrin melodi
vetëm tek zëri yt

/ëëë.QendraPress.com//