Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shkurte BERISHA

GJERDANI I RRALLË

——————————

Lotët në pika unë i mblodha,

Mendova t’i mbyll në një kuti,

Pas ca kohësh t’i hap zgjodha,

Por pikat ishin kthyer në flori.

Në qafë i thura si gjerdan,

Çdo pikë shndriste margaritar,

Më luteshin “Më jep një aman“,

Se çmimi i tyre s’blihej në pazar.

Për ta kjo ishte një mrekulli,

Stoli e shtrenjtë që rrezaton ar,

Ndaj njerëzit mbetën në habi,

Stoli të tillë kurrë s’kishin parë.

Ndaj unë e mbaj në qafë me krenari,

Që të shndrisë hapur si një diell,

Nuk ka në botë më të madhe pasuri,

Si drita që jetën time ngre në qiell.

/QendraPress/