Fryma poetike e së dielës me poeten:-Linda SHAQIRI

Bukuria e Zemrës
———————————-
Zemra s’ka nevojë për flutura,
ajo është ylli i padukshëm,
që ndizet në dritëhije,
frymëmarrje që s’ka nevojë për zë.
Ajo ecën zbathur nëpër shpirt,
me plagë të qepura nga heshtja,
duke bartur dritën si një barrë të shenjtë,
në një botë që harron si të falë.
Bukuria s’ka sy, as pasqyrë,
ajo qëndron pas çdo rrahjeje,
si hije që ngroh lëkurën,
si dorë që jep — dhe ikën pa emër.
Zemra nuk kërkon duartrokitje,
ajo lutet pa fjalë,
në altarë të padukshëm,
ku dashuria digjet pa tym.
Ajo që nuk trembet nga plagët,
është vetë drita,
që zhvesh errësirën
nga lëkura e tjetrit!
/QendraPress