Prezantohet logo e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës prezantoi të mërkurën logon e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e cila ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.Ky i fundit tha se sipas përshkrimit të autorit, pjesa tjetër lidhet me ngjyrat shpresëndjellëse dhe optimiste për të tashmen dhe të ardhmen.Çeku gjithashtu prezantoi edhe logon tjetër që lidhet me 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Kjo logo ka motivet dhe simbolet kombëtare si dhe në qendër tri figurat kryesore të kësaj epopoje”, tha ai.