Ekipet e FSK-së në Turqi vazhdojnë përpjekjet për të mbijetuarit nën gërmadha
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë operacionin në Hataty, që po konsiderohet zona më e rëndë nga tërmetet të cilat e goditën Turqinë ditë më parë. Aktualisht janë dy ekipe të kërkim-shpëtimit urban, dy mjekësore emergjente ushtarake, dhe tri njësi të specializuara me qen të trajnuar për detektimin e viktimave dhe të mbijetuarve nën rrënoja. Krahas kësaj, Ministria e Mbrojtjes është shprehur e gatshme të dërgojë ndihmë shtesë nëse një gjë e tillë kërkohet nga shteti turk.
Ndërkohë, edhe dje është nisur një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në zonën e operacionit në Turqi.Sipas FSK-së, ekipi i përbërë nga oficerë e nënoficerë do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve.Ekipet e Forcës po operojnë në Turqi prej mëngjesit të 8 shkurtit dhe deri tani kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e tërmetit, një fëmijë të moshës dy vjeçare dhe nënën e tij.Shefi i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral Sefer Isufi thotë se zona ku po operojnë pjesëtarët e FSK-së, njihet si më e goditura nga tërmeti i fundit në Turqi.“Është dita e katërt që kontingjenti i Forcës së Sigurisë është duke operuar në zonën Hatay që është zona më jugore apo province më jugore e Turqisë, konkretisht në qendrën kryesore të kësaj province në Antakia, dhe njihet si zona më e goditur nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi. Me vet faktin se forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar nga shtabi i krizës së forcave turke për të operuar në këtë zonë, dëshmon besueshmërinë e palës turke për nivelin e lartë profesional që kanë kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për të reaguar në emergjenca të ngjashme”, thotë gjeneral Isufi.Gjeneral Isufi thotë se krahas gjetjeve, fatkeqësisht pjesëtarët e Forcës janë duke hasur edhe në shumë viktima.“Pjesëtarët tonë me përpjekje dhe vetëmohim maksimal, me nivel të lartë profesional kanë arritur të identifikojnë dhe të nxjerri nga gërmadhat një vajzë dy vjeçare dhe pas përpjekjeve permanente kanë arritur të nxjerrin edhe nën e vajzës dy vjecares dhe këtë e konsiderojmë si një ndër lajmet më të mira që kemi viteve të fundit, konkretisht që nga tërmeti i para disa vitesh në Republikën e Shqipërisë. Pjesëtarët tanë janë duke vazhduar operacionin e kërkim shpëtimit, evakuimit, dhënies së ndihmës së duhur mjekësore në teren, dhe njësitet e kërkim shpëtimit me qen të specializuar janë duke vazhduar operacionin me sukses të lartë, përveç këtyre të mbijetuarave që kanë arritur t’i nxjerrin pjesëtarët tanë fatkeqësisht janë duke hasur edhe në shumë viktima të cilët janë duke i trajtuar sipas protokolleve që kërkohen në emergjenca të tilla”, shton ai.Ai bën të ditura edhe pajisjet me të cilët operon Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë kërkim-shpëtimit, për çka thotë se janë tejet të avancuara për detektimin dhe gjurmimin nën rrënoja.“Ne disponojmë me pajisje shumë të avancuara për detektimin, gjurmimin e të mbijetuarve nën gërmadha, ne kemi pajisje të specializuara të cilat janë në gjendje të detektojnë edhe nën gërmadha me pajisje audiovizuele pra janë kamera sizmike të cilat përveç që identifikojnë dridhjet në platformat e rrënuara ato kanë mundësi edhe të detektojnë vizuelisht të mbijetuarit apo me pajisjet audio mund të detektojnë edhe zërat që mund të na japin sinjalin se ka njerëz në gërmadha”, thotë Isufi.
Aktualisht, pjesëtarët e Forcës të cilët po operojnë në zonat e tërmetit, po merren edhe me qytetarë të mbijetuar duke i trajtuar ata edhe në aspektin piko-social.“Nga informacionet që kemi, realisht të gjitha kontingjentet që janë të angazhuara në Antakia, besueshmërinë më të madhe, apo si të themi njësia prijëse, njësia liderë që përveç që kryen operacione sipas procedurave standarde operative, ajoi njëkohësisht edhe koordinon, udhëheq, këshillon dhe i orienton edhe njësitë e tjera, sepse të gjithë në atë zonë kanë vlerësuar nivelin e lartë profesional, përgatitjen e tyre, pastaj demonstrimin, shumë profesional dhe të specializuar me pajiset që ne disponojmë”, thotë gjeneral Isufi.Isufi thotë se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë shtesë për Turqinë.“Varësisht nga nevoja dhe kërkesat që shpreh pala turke për angazhim shtesë, ne jemi të gatshëm me aftësitë dhe kapacitetet që disponojmë t’i përgjigjemi në çdo kohë palës turke. Një fat i mirë është që Republika e Turqisë, Ministria e Mbrojtjes së tyre dhe forcat e armatosura të Republikës së Turqisë, njohin shumë mirë kapacitetet dhe afërsitë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës sepse në shumë fusha ne përreth 13 viteve kemi bashkëpunim të ngusht dhe shumë nga kapacitetet dhe aftësitë tona i kemi ndërtuar me mbështetjen e forcave turke dhe partnerëve tanë anëtarë dhe partnerë të NATO-s”, shton ai.Mëngjesin e së hënës qytetarët në Turqi dhe ata në Siri, u zgjuan nga dridhjet e dy tërmeteve të fuqishme.Si pasojë e këtyre tërmeteve deri tani kanë humbur jetën më shumë se 24 mijë persona në Turqi dhe Siri.Specialistë nga vende të ndryshme të botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në zonat e goditura.