Vjedhje në Lubizhdë të Prizrenit

                           Një shtëpi ka qenë cak i hajnave  në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.Persona të panjohur kanë hyrë brenda saj dhe kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të stolive të arit.Rastin e ka denoncuar në polici pronarja e shtëpisë, sipas të cilës vlera e dëmit të shkaktuar kap vlerën e rreth 15 mijë eurove. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.