Vjedhje e rëndë,në një xhami të Prizrenit
Jo rrallëherë xhamitë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme në xhaminë në rrugën “Ersan Mazrek” të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali mëson se një person, akoma i paidentifikuar ka hyrë brenda objektit fetar dhe ka vjedhur qindra euro nga kasaforta e mbushur me paratë e ndihmave, që gjendej brenda hapësirave të xhamisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.Rasti është raportuar nga imami i xhamisë, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen, ndërkohë që janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë që do të ndihmojnë në zbulimin e të dyshuarit.Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.