Bastisje në autosallone, shtëpi e lokale të shumta në disa komuna, Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica”

                       Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për aksionin që po zhvillohet sot kundër fajdeve në disa Komuna të Kosovës, e i cili është vazhdimësi e rastit “Brezovica”.Cak i bastisjeve kanë qenë disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kont​roll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve, sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.Po ashtu nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është theksuar se në lidhje me këtë aksion do të ketë informacione shtesë në vazhdimësi.Ndërkaq, Prokurori Rasim Maloku theksoi se aksioni është vazhdimësi i rastit “Brezovica”.“Është duke u zhvilluar një aksion. Ka rrjedhë prej rastit “Brezovica”. Ka të bëjë me fajde”, ka thënë Maloku. /Reporteri.net/