Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në një pyll në Ferizaj

                  Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e së shtunës në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.Sipas njoftimit, dyshohet se L.M, nga fshati Rahovicë e Ferizajt, ka kryer vetëvrasje.Policia ka bërë të ditur po ashtu se kishte lëshuar ditë më parë kërkesë për bashkëpunim për identifikimin dhe gjetjen e vendndodhjes së tij, pasi ishte raportuar si i zhdukur. Ai ishte zhdukur me 28 shkurt.“Sot, rreth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt”, thuhet në njoftim.Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë u është liruar familjarëve.