Pas  lëndimit të  rëndë në një aksident në Prizren, ndërron jetë pas 3 muajsh 30-vjeçarja

         Zëdhënësi i policisë  Rajonale të  Prizrenit toger Shaqir Bytyçi  njofton për Rtv Besa  se  si pasojë e një aksidenti në trafik që kishte ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit në fshatin Korishë të Prizrenit, kishin mbetur të lënduar dy persona, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Pasagjerja që ndodhej në veturë ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë.  brenda QKUK-së kanë bërë me dije se 30-vjeçarja nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Mësohet ,se deri te aksidenti  ka ardhur  bazuar  në  dyshimin  si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës që ka  qene  me 8 dhjetor./percjellë. qendrapress.com/